Urimi prekës për Bajram i Dom Gjergjit, për mikun e tij mysliman

 

Sot telefonatën e pare ia bëra Durit. Keshtu e thërras shokun tim te ngushte me te cilin kam kaluar adoleshencën time, e prej asaj kohe jemi ende shoke! Ai feston sot bashke me familjen e tij Bajramin, madje edhe djalit te pare ia ka vu emrin Bajram.

Kur mendoj shpesh per ekstremizmin fetar me shkon mendja menjëherë te Durimi dhe them me vete: Si do te jete puna edhe ne qofshin te gjithë per rreth meje ekstremiste, myslimane apo katolike qofshin ata, qe presin koka a vrasin me kallashnikov, Durimi (e bashke me te edhe Romiri, Luani, Genti etj. etj.) do te vdisnin bashke me mu dhe ne nuk do ta linim njeri – tjetrin vetëm.

Ne xhenet apo ne parajse, ta quajmë si te duam, do te donim te shkonim bashke sepse edhe jetën e jetuam bashke…!

Te kesh guxim te jetosh jetën me te tjeret, është mënyra me e mire per t’i thëne jo edhe te keqes, ekstremizmit, përjashtimit, inatit dhe urrejtjes …

Gëzuar festen!

 

SHKARKO APP