Uroj që shqiparët të mos mbushin ambasadat!
Nga: Edi Paloka
2 korrik 1990!
Gjithnje 2 korrikun e kam kujtuar me nje perzjerje sentimentesh per shkak se fijet qe me lidhin me te jane me shume se nje! Pothuajse te gjithe miqte e mi te asaj kohe u larguan me ambasadat. Disa prej tyre ishin nga ata qe thyen e kapercyen muret te paret. Disa prej tyre nuk i kam takuar me! Disa te tjere nuk do ti takoj dot me kurre sepse jo te gjithe ja dolen ne te papriturat e jetes se re.
Une nuk munda per arsye personale, te shkoja me ta! Ne qe mbetem, per pak kohe na u duk vetja te humbur pergjithnje. Ata qe iken ishin zemra e reagimit kunder rregjimit ne ate kohe (kishin ndodhur ngjarjet ne Shkoder e Kavaje dhe protesta e heshtur me 28 janar ne Tirane).
Gjithnje 2 korrikun e kam kujtuar me mall e respekt, jo vetem per miqte e mi po per gjithe ata guximtar qe thyen te paret “murin shqiptar te izolimit”. Sot, per fat te keq, tjeter arsye ma solli ne mend; monstra e re, kelyshi i atyre qe izoluan e dhunuan shqiptaret per 50 vjet, po kerkon te na riktheje ku kemi qene. E kjo jo vetem ne syte po ndonjehere dhe me “buzeqeshjen” e atyre qe dikur hapen dyert e ambasadave per te pritur mijera shqiptare. Uroj te mos ju duhet ta bejne prape.
KOHA JONË SONDAZH

