Uron besimtarët bektashinj, Bajram Begaj: Bashkim dhe paqe mes nesh
Bajram Begaj përcolli sot urimet e tij për besimtarët bektashinj me rastin e Sulltan Nevruzi, një ditë që ata e konsiderojnë ndër më të shenjtat e vitit, pasi shënon ardhjen e pranverës dhe lidhet me ditëlindjen e Imam Ali.
Kreu i shtetit uroi që kjo festë të sjellë mirësi, begati dhe paqe në çdo familje shqiptare. Në mesazhin e tij, ai theksoi se kjo ditë simbolizon rilindjen dhe shpresën, duke i ftuar të gjithë për më shumë harmoni, mirëkuptim dhe bashkëjetesë, si vlera që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.
Ai nënvizoi se kjo festë shërben si një moment reflektimi për forcimin e unitetit dhe tolerancës mes njerëzve.
Nevruz njihet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një festë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e saj globale.
Kjo festë e lashtë përfaqëson jetën, rilindjen dhe fitoren e dritës mbi errësirën. Me origjinë që daton mbi 3000 vjet më parë, në kohën e Zoroastrianizmi, Nevruzi shënon ekuinoksin e pranverës dhe festohet si simbol i një fillimi të ri.
KOHA JONË SONDAZH

