Ursula von der Leyen shkon në vendin e masakrës në Bucha: Kjo është fytyra mizore e Putinit (FOTO)
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është në Ukrainë. Ajo ka shkuar edhe në Bucha, ku ka ndodhur masakra më e madhe me të vrarë nga forcat ruse.
“Këtu ndodhi e paimagjinueshmja. Ne pamë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit, pamaturinë dhe ftohtësinë me të cilën ata pushtuan këtë qytet. Këtu në Bucha ne kemi parë njerëzimin të shkatërruar”,-tha Ursula von der Leyen.
Nga ana tjetër, ajo tha edhe se e gjithë bota është në zi me popullin e Buçës. “Këta njerëz, po mbrojnë kufirin e Europës, njerëzimin, demokracinë dhe ne i mbështesim ata në këtë betejë”.