Ushqime të pakontrolluara, vijon aksioni pranë shkollave

Edhe këtë të premte ka vijuar aksioni për heqjen e kioskave dhe rulotave pranë shkollave në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky aksion u përqendrua sot në zonën stadiumit në këtë qytet ku u hoqën 5 kioska ndërkohë që 2 pronarë i larguan vetë objektet e tyre nga kjo zonë. Nisma e Bashkisë së Durrësit parashikon që deri në datë 17 shtator të largohen të gjitha kioskat nga zonat e shkollave të qytetit. Një masë e tillë u ndërmor për të rritur mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve nga ushqimet e kontrolluara që tregtojnë këto kioska.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?