Ushtarakët shqiptarë në Herat me një mision të dytë, mbledhin fonde për të prekurit nga tërmeti

Kontingjenti i VI shqiptar në Herat e mbylli misionin duke organizuar një garë vrapi mes ushtarakëve aleatë e partnerë, për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Kështu bën të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka teksa publikon dhe foto nga ky aktivitet humanitar, një mision i dytë i ushtarakëve shqiptarë.

Pas aktivitetit solidarizues, trupat e Batalionit të II të Këmbësorisë ia dorëzuan detyrën kolegëve të Policisë Ushtarake, për të vijuar kontributin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse të NATO-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?