Ushtarë serbë rreshtohen krah Rusisë në Ukrainë? Reagon Beogradi

Ministria e Mbrojtjes në Serbi ka reaguar në lidhje me lajme se ushtarët serbë po rekrutohen për të luftuar në Ukrainë.

“Pjesëmarrja e qytetarëve serbë në konfliktet e armatosura jashtë vendit është një krim i rëndë që dënohet me disa vite burg”, tha ministri Nebojsha Stefanoviç në një deklaratë për shtyp.

“Serbia është e përkushtuar për një zgjidhje paqësore të këtij konflikti dhe nuk do të lejojë që angazhimi i saj për paqen të vihet në dyshim në asnjë mënyrë”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha të dielën se Rusia po sillte luftëtarë nga Nagorno-Karabakh në Kaukaz dhe disa të tjerë janë rekrutuar nga vende të tjera si Serbia dhe Siria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata nuk iu përgjigjën kërkesës së BIRN për informacion shtesë në lidhje me këtë deklaratë që përfshinte edhe Serbinë.

Serbia e ka shpallur të paligjshme luftën jashtë vendit prej vitit 2014 ndërsa dënimi për këtë shkelje është 5 vite burg për individët dhe deri në 8 vite për ata që janë pjesë e një grupi të organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?