“Ushtarët” e Laert Haxhiut kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi të dënuar përjetë si autorë të “masakrës së Lushnjës”, kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë Bilbili e Kaloshi kërkojnë shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit që i mbyllën përjetë në qeli.

Gjykata ka regjistruar rekursin e tyre në 18 dhjetor, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë. Orges Bilbili e Anterio Kaloshi u fajësuan si anëtarë të një grupi kriminal të krijuar dhe drejtuar nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

Sipas SPAK, ata ishin pjesë grupit kriminal që mbrëmjen e 11 tetorit 2017 në Lushnjë hapën zjarr drejt një grupi personash, me qëllim vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares. Nga të shtënat mbetën të vrarë Zamir Lafiti e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. “Shënjestra” Shkurti i shpëtoi atentatit, pasi vetëm pak sekonda më parë ishte futur në një biznes pranë vendit të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?