Ushtria eci 3 orë në mes të borës, rrëfehet e sëmura dhe majori i FA

Shqipëria prej tre ditësh është pushtuar nga dëbora, në të gjithë vendit ka shkaktuar bllokim dhe vështirësi në lëvizje. Rasti më emergjent ishte në fshatrin Tejdrinë të Kukësit, aty ku të martën nëna e dy fëmijëve mbeti e bllokuar.

Disa efektivë të Forcave të Armatosura e shpëtuan Trëndafile Miçin duke e transportuar nga fshati i saj i izoluar nga dëbora, drejt spitalit të Kukësit. E veçanta e kësaj kolone është se eci 3 orë në këmbë, duke e mbajtur të sëmurën me barrelë. Ngjarja përveçse u transmetua nga të gjitha mediat kryesore në vend. Gjithashtu u bë virale edhe në rrjete sociale.

Akti i ushtarakëve u cilësua heroik dhe fotot e tyre morën shumë pëlqime.  Gjendja shëndetësore e saj paraqitet e mirë. “I falenderoj shumë për ndihmën që na kanë dhënë”, shprehet Trëndafile Miçi. Mark Nufi ishte mjeku roje që e priti dhe që po vazhdon ta ndjekë. Ai thotë se pacentja tani është jashtë çdo rreziku. “Është jashtë çdo lloj rreziku. Është shumë mirë. Diagnoza e saj është helmim ushqimor. Ajo mund të rri edhe tre ditë. Nuk ka pse të rrijë më”,-thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miçi ia doli të mbërrijë në spitalin e Kukësit pas sakrificës së 7 ushtarakëve të divizionit të Kukësit, të cilët e transportuan të sëmurën me barrelë duke ecur 3 orë në këmbë pasi rrugët e bllokuara nuk lejonin futjen e automjeteve. “Në një kohë rekord u nisën forcat dhe mjetet për transportimin e të sëmurës nga fshati Ymisht në drejtim të Kukësit”,- shprehet Kastriot Imeraj, major i FA.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rruga ishte një terren tepër i vështirë. Pasi shkuam në fshatin Tejdrinë nuk kalohej më me mjete transporti. Organizova efektivin me barrelë për të tërhequr të sëmurën për ta sjellë në Kukës”,-thotë Mirton Kerxhalliu, Kapiten i FA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?