Ushtria, gjysma e tokave pa tapi
Për më shumë se gjysmën e pronave të saj, Ministria e Mbrojtjes nuk është pronare me letra. Sipas të dhënave zyrtare, Ministria e Mbrojtjes duhet të ketë në pronësi 1391 objekte në të gjithë territorin e vendit. Nga këto ministria administron 1269 objekte, ndërsa 122 të tjera janë tjetërsuar.
Por ministria e Mbrojtjes nuk disponon certifikatë pronësie për të gjitha pronat që administron. Ministria i është drejtuar zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin për të marrë certifikatën e pronësisë për 1235 prona.
Nga këto, zyrat e regjistrimit kanë lëshuar certifikatë pronësie vetëm për 603 prej tyre. Ndërsa pjesa tjetër janë proces me problematika nga më të ndryshmet, që nga mungesa e dokumentacionit e deri te pretendimet e palëve të treta mbi pronësinë e objekteve ushtarake. /Top Channel/
KOHA JONË SONDAZH

