Ushtria merr nën kontroll Tiranën dhe autostradën
Për gjithë javën në vijim, Shqipëria do të ketë një fashë të lëvizjes nga ora 05:00-13:00 por kjo fashë sipas kryeministrit Edi Rama, nuk do të përdoret për grumbullime por vetëm për nevojat urgjente të familjes. Në të gjithë rrugët, sidomos në Tiranë dhe në Durrës ku është dhe zona e kuqe, efektive të FA (Policia Ushtarake dhe Forca Tokësore) me mjetet e blinduara HUMVE kane nisur patrullimin ne kryeqytet, në autostradën Tiranë-Durrës dhe qytetin e Durrësit në mbështetje të Policisë së Shtetit për disiplinimin dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të vendosura këto ditë.