Ushtria ngre postblloqe në Durrës

Në kuadër të masave të jashtëzakonshme për përballjen me koronavirusin, edhe në Durrës forcat e rendit dhe ushtria kanë filluar të grenë postblloqet e para për të kontrolluar personat që kanë qenë në vende me përhapje të madhe të koronavirusit dhe mund të jenë vatër infeksioni. Postblloqet e ushtrisë janë ngritur kryesisht në kryqëzimet kryesore të qytetit, në bashkëpunim me forcat e rendit. Për sa i përket kontrolleve, objektiv kanë qenë restorante, bare dhe hotele të qytetit bregdetar. “Qytetarët janë shumë bashkëpunues. Nuk kemi patur problem. Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake janë duke koordinuar punën. Do të donim që të gjithë qytetarët të respektojnë thirrjen. Nesër, çdo përdorues mjeti nuk duhet të lëvizë. Në Tiranë dhe Durrës nuk do të lejohet asnjë lloj mjeti në lëvizje”, u shpreh drejori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

SHKARKO APP