Ushtria rrethon qendrën e Brukselit.

 

Në Bruksel ku janë numri më i madh të muslimanëve në Belgjikë ka panik të madh. Janë pezulluar aktivitetet, shkollat, hekurudhat,eth. Tensioni mbetet i lartë në Bruksel, në ditën e dytë të alarmit maksimal nga terrorizmi. Patrullat e ushtrisë dhe të forcave të rendit janë të shumta në qytet, në kërkim të personave të dyshuar, për të parandaluar një atentat të ngjashëm me sulmet në Paris. Në mbrëmje disa media raportuan për një operacion tjetër në qendër të qytetit, pranë sheshit “Grande Place”.

AFP konfirmoi rreth orës 22;00 te mbrëmjes për disa operacione në veprim e sipër, të lidhura me kërcënimin terrorist, ndërsa citoi burime të policisë.

Për ta pasur më të lehtë ndërhyrjen e saj, policia federale belge kërkoi nga mediat që të mos japin detaje, që mund të cënojnë sigurinë e forcave të rendit dhe të banorëve të Brukselit.

“Do të ketë një konferencë për shtyp, sapo operacioni të ketë përfunduar” tha një zedhënës i policisë. Kryeministri belg lajmëroi të dielën në mbrëmje që niveli maksimal i alrmit do të mbahet në Bruksel edhe ditën e hënë.

SHKARKO APP