Ushtria Turke prodhon një model të ri blindi

 

Autoblinda “Samur” e prodhuar nga inxhinierët turq me mundësi vendore për Forcat e Armatosura të Turqisë, mund të ndryshojnë formë duke siguruar përparimin e ushtarëve pa ndërprerje si në tokë ashtu edhe në ujë.

 

Ushtria që gjatë operacionit mund të ndeshet me lumenj, pa humbur kohë, e kthen “Samur”-in në një urë portative duke mundësuar kalim ose e kthen autoblindën në një veti lundruese.

“Samur” në fushën e betejës mund të tejkalojë fare lehtë pengesën e ujrave dhe siguron përparimin e shpejtë të njësive të tjera ushtarake turke pa marrë parasysh tokën apo ujin.

Njokohësisht këto autoblinda mund të lidhen me njëra tjetrën dhe mund të krijojnë ura të gjata.

“Samur” është afërsisht 13 metra e gjatë, 4.1 metër e lartë dhe peshon afërsisht 36 ton dhe transformimi nga automjeti në mjet lundrues zgjat vetëm 1 minutë.

SHKARKO APP