Ushtria zbarkon në Rinas, në zyrat e Albcontrol

Një ngjarje e paprecedentë po ndodh sot në Aeroportin e Rinasit. Pas pezullimit të punës nga kontrollorët ajërorë, pjesë e Albkontol në varësi të qeverisë, policia dhe forca ushtarake kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit dhe në zyrat e këtij institucioni.

Është ende e paqartë me çfarë urdhëri kanë dalë forcat e armatosura nga kazemrat dhe kanë ndërhyrë në një institucion tjetër.

Ministrja Belinda Balluku tha në “Report Tv” se Kulla e Kontrollit është marrë në këtë moment në dorë nga ushtria pasi është ndërtesë e sigurisë së lartë. “Në aeroport në këto momente ka shkuar ushtria pasi ndërtesa është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe duke qene se kontrollorët e trafikut ajror e kanë braktisur detyrën dhe pavarësisht që qëndrojnë në ndërtesë është i bllokuar. Ajo do të merret në kontroll nga ushtria“, tha Balluku.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria kanë zbarkuar në Rinas pasditen e kësaj të mërkure, 7 prill. Hapësira ajrore shqiptare u mbyll të mërkurën e 7 prill. pasi kontrollorët e trafikut firmosën kontratën e paaftësisë në punë duke sjellë dhe pezullimin e fluturimeve nga Rinasi. Situata e krijuar u bë shkak për anulimin e 13 fluturimeve të parashikuara për ditën e mërkurë.

Ministrja e Infrasktrukturës dhe Energjisë u takua me kontrollorët e trafikut ajror, por biseda zgjati vetëm pak minuta dhe pjesëmarrësit dolën të irrituar. Thonë se në takim nuk u gjet asnjë dakordësi. Punonjësit e Albkontrol thonë se nuk do të rikthehen në punë nëse nuk plotësohen kërkesat për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020; Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Lexoni edhe…

 

SHKARKO APP