Ushtroi aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet pronari i lokalit në Librazhd

Pronari i një lokali në Librazhd është gjobitur me 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ.

Ai u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në fshatin Mirakë, Librazhd, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T., vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

SHKARKO APP