Ushtroi dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, arrestohet 30-vjeçari në Mat
Aktualitet E Shtunë, 24 Korrik 2021 17:05
Ditën e sotme është arrestuar një 30-vjeçar në Mat, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshes së tij.
Raportohet se në pranga ka rënë për ushtrim dhune shtetasi me iniciale D.D., i cili banonte në Mat.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

