UT, hapësira për transferime – Studentët kanë afat deri në datën 14 shtator

Të gjithë ata studentë, të cilët dëshirojnë të transferojnë studimet e tyre kanë mundësi ta bëjnë këtë deri në datë 14 shtator. Universiteti i Tiranës ka hapur dyert për të rinjtë brenda vendit por edhe për ata të cilët  kanë studiuar jashtë Shqipërisë dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një ndër degët  e UT.

Sipas drejtuesve të Universitetit  të Tiranës, pothuajse në të gjitha degët  në vitet e dyta dhe të treta në nivelin bachelor janë krijuar hapësira  për pranime të reja për vitin akademik 2018-2019, kjo  jo vetëm nga largimet por edhe  prej  vendeve bosh që krijohen nga ata student të cilët nuk arrijnë dot në  vitin pasardhës. Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, fakultetet nuk  mund të pranojnë për  transferim studimesh  gjatë vitit akademik.

Studentët duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë, për programet e studimit për të cilët aplikojnë  në udhëzim  nënvizohet se aplikanti nuk duhet të jetë duke ndjekur një tjetër program studimi dhe transferimi mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm  të ndjekur nga kandidati në IAL-te publike, ose në IAL private, vendase apo të huaja, të akredituara për programin përkatës të studimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?