Vajza 10 vjeçe u gjet pranë saj, policia reagon për vdekjen e 45-vjeçares në Pogradec
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec ku një grua u gjet e pajetë në një banesë.
Sipas policisë rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.
Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.
Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.