Vajza denoncon live nga protesta: Jam e tmerruar nga policia, nuk flas dot
Sot po mbahet dita e pestë e protestës në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, ku kërkohet drejtësi për vrasjen e Klodian Rasha nga efektivi i repartit ”Shqiponja”.
Një vajzë e cila po proteston në sheshin “Skënderbej”, ka mbuluar fytyrën me pankartën që mban në duar. Në momentin që gazetarja e Syri TV është afruar për t’i pyetur për kërkesat që kanë në këtë protestë, vajza nuk ka pranuar të flasë duke tundur vetëm kokën.
Vajza thotë se është e detyruar të mos flasë që të mbrojë veten, pasi ka frikë nga policia. ”Kemi frikë nga policia, na është bërë terror dhe jemi të detyruar të mbulohemi disi. Policia na është bërë terror, dalin çunat e rinj në rrugë dhe ata i kontrollojnë kot, pa arsye”,-thotë ajo.