Vajza dhe djali në Siri, nëna: Fëmijët m’i kanë rrëmbyer
Lutjet me zë të vajtuar të fëmijëve shqiptarë në kampin e Al-Hawl nuk kanë të reshtur. Nëpërmjet letrave apo mesazheve zanore ata lëshojnë thirrje ndihme, për t’u larguar nga ferri ku ndodhen të burgusor prej vitesh. Marrëzia e prindërve të tyre u mori fëmijërinë, u ka vrarë ëndrrat dhe po i mban peng të ardhmen.
Eva dhe Endri Dumani ishin përkatësisht 6 dhe 8 vjeç, kur babai i tyre i rrëmbeu 6 vjet më parë dhe së bashku me ta shkoi drejt Sirisë për t’iu bashkuar xhihadistëve. Një vit më pas, gjyshja e tyre, Mentije Dumani shkoi drejt Sirisë për të tërhequr fëmijët, por edhe ajo mbeti atje, e burgosur së bashku me fëmijët në kampin Al-Hawl.
Nëna e fëmijëve, Mide Ndregjoni, po kalon momente të vështira të jetës, e pafuqishme për të ndihmuar fëmijët e saj. Mes lotësh ajo kërkon ndihmë që të sjellë fëmijët në shtëpi. /A2Cnn/