Vajza e deputetes: Ja si ma arrestuan mamin

 

­ “Ishte ora 8:30 e mëngjesit, kur policë me maska dhe armë duke bërtitur, kanë kërkuar nga ne që të dalim jashtë dhe e kanë marrë mamin. Gjatë aksionit, dera nuk është thyer, ajo ka qenë e hapur. Në ato momente e gjithë familja ka qenë në banesë. Policia i ka bërtitur edhe gjyshes e i ka thënë që të dalë jashtë”.

Kështu ka pohuar Doruntina,  vajza e deputetes kosovare Donika Kadaj Bujupi Doruntina, lidhur me ngjarjen e mëngjesit të sotëm, ku njësia speciale e Kosovës arrestoi përfaqësuesen e AAK­-së.

Sakaq, në kërkim policor është shpallur gjithashtu Albin Kurti, Ismail Kurteshi dhe Albulena Haxhiu, ndaj të cilëve janë lëshuar edhe fletë-­arrestet respektive. 

SHKARKO APP