Vajza e ish-presidenti Nishani: “Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta dy vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë, do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes.
Sot, në ditëlindjen e tij, e bija e ish-presidentit, Fiona, ka rikujtuar të atin me një foto krah tij. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotot me babanë, ndërsa ka shkruar se sa shumë i mungon.
“Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.
Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit, dhe ndërroi jetë më 22 maj 2022, pasi vuante nga një sëmundje auto-imune.