Vajza e Kadaresë, propozohet për ambasadore

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vajzën e shkrimtarit, Ismail Kadare, Besiana Kadarenë.

Ajo u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO. Ndërkohë që është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Teksa në këtë mision është ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili është emëruar gjatë qeverisjes së PD-­së.

Ndërkohë që një propozim tjetër për ambasador është edhe ai i drejtorit të Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Gjergj Teneqexhiun, si ambassador në Japoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy kandidaturat janë dorëzuar në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?