Vajza e mësuesit të arrestuar: Dyshoj se e kanë futur në kurth, s’mund të behej i tillë në këtë moshë

 

Vajza e mësuesit Demir Hoxha, i arrestuar për dhunim seksual të nxënëses së tij 11 vjeç e gjysëm, thotë se nuk i beson akuzat.

Ajo shprehet se dyshon që të atin e kanë futur në kurth.

Sipas saj, 62-vjeçari nuk është person i tillë dhe nuk mund të bëhej në këtë moshë.

Dyshoj se e kanë sajuar dhe asgjë nuk ëshët e vërtetë.

Kam një parandjenjë, por edhe besim, duke njohur babain tim, tipin e tij.

Unë nuk e besoj dhe do të kërkoj që ta dëgjoj me veshët e mi atë që kanë regjistruar.

Mund t’ia kenë bërë për ta larguar nga puna a ku ta di unë.

Nëse flitet që nuk qenka rasti i parë, por ka pasur edhe një tjetër në janar, pse vajza nuk u ka thënë më parë prindërve të saj, por tani?

Pastaj, nëse veprime të tilla kryhen në shkollë, kaq i zoti paska qenë ky njeri dhe u ka hedhur hi syve?

Nuk paska ngjallur dyshime, qoftë edhe njëherë të vetme?

Kur u bë i tillë, tani në këtë moshë”, thotë për Panorama vajza e mësuesit, Ana, e cila është nënë e dy fëmijëve.

SHKARKO APP