Vajza e mi*tur bëhet nuse, nëna e djalit: Na gënjeu për moshën, prindërit e kërc*nuan

Abuzimi me të miturat janë lajmet që nisën tragjikisht këtë vit. Në Divjakë këtë herë kemi të bëjmë me një vajzë të mitur që është bërë nuse. Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me nusen, që është 14-vjeçare, të cilën e dinte se ishte 17-vjeç.

Prindërit e djalit kanë dhënë një intervistë për Top Channel, ku shprehen se djali ka qenë i martuar me këtë vajzë dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj. Sipas nënës së djalit, ata janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës. Sipas saj, prindërit e nuses e kanë kërcënuar duke i thënë se do e vrasin djalin e saj.

Ajo tregon se nusja e gënjeu duke i thënë se është 17-vjeç. Pavarësisht se prindërit e vajzës ishin kundër kësaj martese, vajza këmbënguli dhe shkoi të jetonte me 33-vjeçarin dhe prindërit e tij. Sipas nënës, ishin prindërit e vajzës që i sollën policët në shtëpi dhe arrestuan të birin.

E pyetur se pse nuk e la djali kur e mori vesh se vajza ishte 14 vjeçe, nëna u shpreh se nuk e linte ajo. “Nuk donte ajo, e vdekur donte të dilte, i tha e të atit që qielli me tokën të bashkohen unë nuk vij. Ata i thanë mbaje mend mirë, do të të vijë policia. Djali nuk e mori me zor”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP