Vajza e “monstrës” që përdhunoi 15-vjeçaren: Babi është i sëmurë
Ligor Biba është 55-vjeçari që përdhunoi një të mitur 15-vjeçare, të cilën e kishte fqinjë dhe e la shtatzënë.
Ai është dënuar me 4 vite për veprimin antiligjor, ndërsa Valbona, e bija e Ligorit, duke folur për Fax News, ka mohuar që të kenë kërcënuar familjen e vajzës që është përdhunuar.
Ajo është shprehur se kanë shkuar në shtëpinë e viktimës për t’u kërkuar atyre falje.
“Nuk është e vërtetë që i kemi kërcënuar dhe iu kemi ofruar lekë. Kemi shkuar vetëm një herë në banesë bashkë me kryeplakun për t’iu kërkuar falje. Kam folur me babin pas dënimit që mori. Ai është i penduar. Babai është i sëmurë. Ka kryer 3 operacione në zemër. Gjendja e tij është e rënduar. Ndihemi të turpëruar. Por asnjë moment nuk kemi kërcënuar familjen dhe Xhoanën”, shprehet Valbona Biba.
KOHA JONË SONDAZH

