Vajza e poetit Hamit Aliaj mesazh falënderues për presidentin Meta
Vajza e poetit Hamit Aliaj, ka falënderuar presidentin Meta për urimin e ditëlindjes që ka bërë për babain e saj.
“Faleminderit presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, për urimin që i ka bërë babait tim për 65 vjetorin e lindjes nëpërmjet këtij postimi të bërë në faqen e tij
Një surprizë e veçantë dhe po kaq dhuratë e bukur urimi juaj zoti President në 65-vjetorin e babait tim, poetit Hamit Aliaj.
Unë vajza e tij, me krenarinë që më jep fakti që jam vajza e tij nuk gjej fjalë t’ju falqnderoj, mbi të gjitha për vëmendjen si shenjë respekti jo vetëm ndaj babait tim, por ndaj gjithë asaj treve që ngjizi në të shpirtin e poetit, për t’ju dhënë po me shpirtin e poetit vendlindjes, tokës së të parëve, atdheut.
Pranoni zoti President mirënjohjen e në vajze që lumturohet kur njerëz të mirë i gjenden pranë babait të saj. Paçi bekimin e zotit Ju dhe familja juaj e bëfshi më të mirën për Shqipërinë tonë”, ishte mesazhi i saj.
KOHA JONË SONDAZH

