Vajza e prekur në Shqipëri: Ky virus prek këdo, se di ku e mora (VIDEO)

Covid-19 nuk është shaka dhe këtë e thotë një e prekur në Shqipëri, e cila ka marrë guximin për të folur me zë dhe figurë. Prej ditësh vajza ndodhet e izoluar në shtëpi. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook ka postuar videon e vajzës, e cila sqaron se ajo nuk ka pasur asnjë kontakt me të prekurit nga koronavirusi apo persona të ardhur nga Italia apo vendet e tjera të prekura. Nga ana tjetër, vajza sqaron se ku virus është i rrezikshëm prek të rinjtë, energjikët, të fortët duke bërë ata vurnerabël të dobët, por edhe se virusi gjendet kudo dhe jo vetëm tek disa persona me histori udhëtimi në Itali. “Jam e infektuara e 69-të. Shikoj postime në internet që ankohen për shkeljen e të drejtave e karantinimit apo që nuk po ju merr njeri parasysh pasojat psikologjike por po shoh edhe njerëz që vijojnë normalisht jetën, dalin, lëvizin”.

Mesazhi saj shkon për të gjithë të rinjtë dhe qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave të vendosura nga qeveria. “Ne duhet të bëjmë diçka të vogël, në krahasim me atë që po bëjnë mjekët, infermierët. Ne na duhet që të rrijmë në shtëpi, të sigurohemi që të mos infektohemi dhe që të mos infektojmë të tjerë. 90% e personave e kanë marrë nga pakujdesia e tyre apo dhe e të tjerëve”. 

Nga ana tjetër, ajo e mbyll videon me këtë mesazh. “Duke shpresuar që kjo video tua bëjë situatën pak më të prekshme dhe pak më reale për të krijuar sensibilizim tek ju, ju lutem qëndroni në shtëpi, bëni kujdes maksimal dhe telefononi urgjencën nëse keni simptoma. Kujdesi nuk ju duhet vetëm për vete dhe familjarët por dhe për ata që takoni në rrugë, pasi këtu bëhet fjalë edhe për përgjegjësi të jetës së tjetrit”.

Kreu i qeverisë, Edi Rama i cili jo vetëm i uron shërim të shpejtë por dhe e vlerëson për kurajën dhe të vërtet që ndau me të gjithë për të ndërgjegjësuar qytetarët që duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë kujdes. “Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde”. Në Shqipëri janë 70 persona të prekur, dy kanë humbur jetën kurse dy të tjerë janë shëruar duke lënë spitalin.

Postimi i Ramës

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!

Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde?

Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta

Edi.

R.Shtylla

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/521876838523676/

 

SHKARKO APP