Vajza nga Shkodra i nënshtrohet një operacioni të vështirë në QSUT, Manastirliu: Krenar për mjekët tanë

Një vajzë nga Shkodra i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë në kokë e cila i ka shpëtuar jetën. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në facebook të saj dhe mjekut të QSUT që ka marrë përsipër këtë ndërhyrje. Ajo shkruan se ky operacion ishte i vështirë dhe ka zgjatur për 4 orë teksa ka shprehur dhe vlerësimin për ekipin e mjekëve.

“Kur shpresa për jetën varej në një fije të hollë, një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë në shërbimin e #neurokirurgjisë në QSUT, i ka shpëtuar jetën një vajze të re nga Shkodra. Gjithçka ndodhi brenda 12 orësh, nga fillimi i sëmundjes, ekzaminimet në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në QSUT, ku mjekët zbuluan sëmundjen e rrallë e të rëndë, aneurizëm i arteries së trurit dhe kryen operacionin delikat prej më shumë se 4 orësh, i cili përfundoi me sukses, falë ekipit të talentuar të #neurokirurgjisë, me prof.asc. Artur Xhumarin, dr. Gramoz Braçe, dr. Kliti Pilika. Me punën e palodhur në ekip të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë, e reja nga Shkodra është gati të kthehet në shtëpi”,-shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP