Vajza që u vetëvra dhe poezia e saj prekëse (Foto)

 

Vajza 20-vjeçare, Klea Shyti, nga qyteti i Fierit, vendosi të vetëvritej ditën e djeshme, rreth orës 21:00, duke u hedhur nga kati i 11’të i një pallati në Tiranë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Parkut të Autobusëve, ku Klea u ngjit në katin e 11'­të të pallatit dhe u hodh në sheshpushimin e brendshëm të tij.

Sipas hetimeve paraprake, Shyti sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku për kryerjen e aktit ekstrem.Nga vëzhgim i rrjeteve sociale, Klea ndodhet në disa fotografi në shoqërinë e një djali, që dyshohet se mund të ketë qenë i dashuri i saj.

Emri i tij nuk figuron nëpër foto, por nga komentet të gjitha gjasat janë që të jetë pikërisht ai.

Në dy foto të ndryshme në Instagram, Klea shkruante për djalin me të cilin duket në foto në anglisht: “Dhe në fund, dashuria që merr është e barabartë me atë që jep…”.

“Lumturia nuk është një zotërim që duhet çmuar, është një cilësi mendimi, një gjendje mendore”.

Në muajin tetor Klea kishte publikuar këtë poezi në profilin e saj në Facebook:

Sa nevojë kemi për një tjetër shpirt ku të kapemi,

Një tjetër trup që të na mbajë ngrohtë.

Ku të pushosh dhe të kesh besim; ku ta japësh shpirtin tënd me mirëbesim:

Kam nevojë për këtë, kam nevojë për dike ku ta derdh trupin.

—Sylvia Plath

“Gëzuar ditëlindjen për një prej poeteve të mia të preferuara!! Edhe pse ajo nuk ia arriti kësaj dite…”, shkruante Klea.

SHKARKO APP