Vajza shqiptare aborton në prag të lindjes dhe varros fëmijën në oborr, arrestohet

 

Një 17-vjeçare shqiptare është arrestuar nga karabinierët në Çitadela  pasi akuzohet se ka provokuar abortin, duke vrarë foshnjën rreth 6-7 muajsh me thikë dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së saj.

Sipas medieve italiane, 17-vjeçarja ka lindur në banjën e shtëpisë duke provokuar abortin me ilaçe dhe pasi ka parë që fëmija ishte gjallë, e ka masakruar atë me thikë.

Ngjarja horror ka ndodhur 19 nëntorin e vitit të kaluar, kur në oborrin e shtëpisë së vajzës u gjetën mbetjet e asaj që pas autopsisë rezultoi se ishte një fetus.

Hetimi që çoi në zbardhjen e krimit makabër të adoleshentes shqiptare nisi pas mbërritjes së saj në spitalin e Kamposampieros për shkak të hemorragjisë.

Policia tha se 17-vjeçarja ishte paraqitur me identitet të rremë, gjë që ngriti dyshime për ngjarjen.

Ajo u vu në pranga dhe tani akuzohet edhe për fshehje të kufomës dhe të dhënave personale.

SHKARKO APP