Vajza shqiptare përlot çiftin Erdogan VIDEO

 

Vizita në Shqipëri ka përfshirë nga emocionet Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan i cili në një moment nuk i ka përmbajtur dot lotët.
 
Emocionet nuk kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e gurit të themelit të Xhamisë së madhe të Namazgjasë, por dhe në ceremoninë e hapjes së Xhamisë në Kalanë e Prezës.
 
Në një moment kreu i shtetit turk së bashku me bashkëshorten e tij janë përlotur nga recitimi i një vajze shqiptare me shami në ceremoninë e organizuar me këtë rast.
Në poemë mes të tjerash thuhet: “
Mos e lër këtë vend, të brumosur nga myslimanët,
Pa myslimanë, Zoti im!
Na jep forcë, mos e lër fushën e xhihadit
Pa pahlevanë, Zoti im!
Mos i lër këta njerëz, që kërkojnë një hero Pa një hero, Zoti im!
Mos na lër pa dashuri, ujë dhe ajër
Dhe pa atdhe, Zoti im!”.
Kjo video është shpërndarë me shpejtësi dhe ka bërë xhiron e botës. 

SHKARKO APP