Vajza u gjet e masakruar në Francë, nëna: S’kemi lekë ta marrim

Familjarët e Brunilda Kovaçit, 37-vjeçarja nga Berati, e cila u gjet e vrarë në Francë bëjnë apel për të tërhequr trupin e pajetë të vajzës së tyre. Familjarët kanë hapur dyret e mortit, pasi morën vesh lajmin e kobshëm. 37-vjeçarja u gjet e masakruar mëngjesin e Krishtlindjeve në Francë.

Ndërsa tashmë familjarët mes dhimbjes kërkojnë që t’i ndimojë për të tërhequr trupin e pajetë të vajzës. Po ashtu ata bëjnë apel që të marrin edhe djalin e mitur të 37-vjeçares. ”Po presim çupën të na vijë. S’kemi lekë ta marrim. Ju lutem shumë na ndihmoni. Na e bini këtu se jemi fukarenj. Ju lutem shumë jemi fukarenj në kulm”, shprehet nëna.

Sipas mediave franceze 37-vjeçarja punonte si prostitutë ë Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit. Viktima u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?