Vajzat e reja e të bukura që përfunduan në burg

Vajza të reja, të bukura, të shkolluara, ose në karrierë që kanë devijuar në një moment dhe kanë përfunduar mbrapa hekurave.

Olesia Duka

38-vjeçarja Olesia Duka është kthyer në kryefjalën e lajmeve në media ditët e fundit pasi kishte mashtruar dhe kishte përfituar një shumë prej 900 mijë eurosh. Olesia me profesion stomatologe, që shumë mund ta njohin si ish-bashkëshortja e Bojken Lakos, i kishte marrë shumën e majme të parave shtetasit me iniciale I.H që kishte bërë dhe denoncimin. Aktualisht autoritetet po marrin masa ndaj saj, ndërsa i janë sekuestruar pasuritë asaj dhe familjarëve që shkojnë në vlerën 300 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anjeza Shabini

Swiss Digital Mobile Reklama

Njerëzit mbetën të shokuar nga dhuna që Anjeza Shabani ushtroi ndaj një fëmije 3-vjeçar në kopshtin që administronte në Sauk në Tiranë. Ngjarja që ndodhi në 2016-tën revoltoi të gjithë opinionin publik, madje në fare pak kohë pati shumë denoncime të ngjashme. Anjeza u dënua me 2 vite burg, ndërsa asokohe familjarët u zotuan të çojnë çështjen më tej duke apeluar vendimin e gjykatës. Para se të administronte kopshtin ‘Diren’, Anjeza ka punuar si gazetare në disa media të ndryshme, frekuentonte jetën e natës dhe bazuar në postimet e saj në rrjete sociale të jepte përshtypjen se kishte një jetë sociale shumë aktive.

Lule Makashi dhe Adela Makashi

Nënë e bijë, janë dënuar respektivisht me 10 dhe 8 vite burg pasi mashtruan plot 360 shqiptarë, të cilët paguanin rreth 20 mijë dollarë për një vize punë në Kanada, duke mos marrë asgjë në këmbim. Lulja dhe Adela ndodheshin në Kanada në periudhën që janë denoncuar nga 27 persona në qytete të ndryshme të vendit, janë deportuar si shtetase me dokumente të parregullta dhe janë arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Uarda Çota

Ajo u bë shkas i një aksidenti automobilistik në Komunën e Parisit në Tiranë tre vite më parë, ku i mori jetën 11-vjeçarit Rubin Peka, djalit t ëish-zv/ministrit Avenir Peka. Uarda ishte me shpejtësi dhe kishte 0.88 % alkool në gjak. U dënua me 5 vite burg por pas dy vitesh përfitoi nga amnistia dhe ishte një nga 10 gratë që u liruan që vuanin dënimin në burgjet e Tiranës.

Desara Mançellari

Asokohe 23-vjeç, i vuri flakën katër makinave të babait të ish-të dashurit për të trembur këtë të fundit. Në dëshminë e saj Desara tregonte se ai i ushtronte presion për t’u lidhur sërish dhe ajo çfarë bëri? Bleu benzinë në një pikë karburanti, mori një shkrepëse dhe i vuri flakën katër automjeteve për ta trembur. Pas kësaj shkoi në shtëpi, hoqi këpucët, vuri një lavatriçe dhe vijoi normalisht jetën e saj. Desara u dënua fillimisht me 3 vjet e gjashtë muaj heqje lirie, dënim që shkoi në 2 vjet e 4 muaj dhe u lehtësua përfundimisht me arrest shtëpie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?