Vajzat komando që sfiduan terroristët në Afganistan (FOTO)

Etleva Çerma është 32-vjeç dhe është një nga 1382 vajzat që janë pjesë e Forcave të Armatosura. Ajo është komandante skuadre në Forcat Tokësore. Tetare Çerma, ashtu si quhet nga anëtaret e komandës së saj, tregon vështirësitë që has në këtë profesion, të cilësuar shpesh për burra. ”Kam dy vajza. Njëra sapo mbushi 18, ndërsa njëra është 16-vjeç. Dhe ato e ndjejnë prezencën që e kanë nënën e vet ushtarake”.

15 vite shërbim në Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe 2 misione ushtarake të rëndësishme në Afganistan. Kjo është Enkelejda Tyrku, e cila tashmë jep edhe mësim për oficerët e rinj. Eksperiencat më të rëndësishme për të janë misionet në Afganistan, aty ku ka kaluar dhe sfidën më të madhe të punës së saj. “Situata në Afganistan atëherë ka qenë edhe më e ndezur, ka pasur më shumë konflikte. Një moment që unë kam qenë e papërgatitur ishte sulmi që iu bë bazës, ai alarmi dhe situata që krijohet, të duhet një moment të mbledhësh forcat e të kuptosh se për çfarë ke ardhur, dhe cili është pozicioni jot. Ky ka qenë ai moment që unë kam sfiduar veten, dhe kam thënë, po tan ii kam kaluar të gjitha vështirësitë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i grave që janë pjesë e Ushtrisë është rritur shumë vitet e fundit. Në Forcat e Armatosura janë gjithsej 1382 vajza. Në rekrutimet e bëra për ushtare për vitin 2019 janë shpallur fituese 143 rekrute, të cilat më datë 18 shkurt filluan stërvitjen individuale në Bunavi. Pritet që në rekrutimet për ushtare për 6 mujorin e dytë të vitit 2019 të ketë më shumë shtetase femra për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura. /Shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?