Vaksina anti-Covid, reagon Kompania “Pfizer”: Për Ballkanin vendos EMA, vaksina do të merret në dy doza

Kompania farmaceutike Amerikane Pfizer se bashku me gjermanen BioNtech janë realizuesit e vaksinës anti-Covid, BNT162b2, që sapo kanë nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Europian për shpërndarjen e 200 milionë dozave të para të saj, me mundësinë e marrjes dhe të 100 milionë dozave të tjera brenda vitit 2021.

Pfizer Italia, dega Italiane e kompanisë mëmë amerikane Pfizer, me një faturim botëror rreth 52,8 miliardë euro në vit e me mbi 90 mijë punonjës,  përmes zëdhënësit të saj, i është përgjigjur interesimit të gazetares së RTV Ora në Romë mbi mënyrën e shpërndarjes së kësaj vaksine dhe në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian.

Sipas kompanisë farmaceutike Pfizer shpërndarja e vaksinës anti-Covid, BNT162b2 , për vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, do të bëhet në bazë të marrëveshjeve dypalëshe që çdo vend do të kryejë me shtëpinë farmaceutike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po a do të jenë vendet e Ballkanit pjesë e planit të shpërndarjes së vaksinës gjatë vitit 2021?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas kompanisë farmaceutike Pfizer gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrë Agjensia Europiane për barnat EMA.

Aprovimi i së cilës do t’i japë mundësi Komisionit Europian të drejtojë procesin e shpërndarjes së vaksinës në vendet anëtare të Bashkimit Europian si dhe në vendet të cilat kanë zgjedhur të jenë pjesë e kësaj marrëveshje.

Për RTV Ora, kompania Pfizer informon se vaksina BNT162b2 , do të merret në dy doza për çdo person e me një distancë prej 21 ditësh nga njëra -tjetra.

Në fazën e tretë të studimit të vaksinës kanë marrë pjesë 43 mijë persona të moshës nga 18 vjeç në 85 vjeç e me origjinë etnike të ndryshme.

Janë përfshirë në këtë fazë studimi dhe persona që vuajnë nga Hepatitit B e C si dhe persona që vuajnë nga një fazë kronike dhe e qëndrueshme e AIDS.

Zëdhënësi i Pfizer thotë për RTV ORA, se kanë planifikuar të prodhojnë rreth 50 milionë doza vaksine brenda vitit 2020 e 1.3 miliardë doza të tjera brenda vitit 2021.

Presidenti i Kompanisë Pfizer Albert Bourla ka komentuar se “Shprehet i kënaqur për rezultatin pozitiv që vaksina e tyre anti-Covid ka dhënë në këtë fazë të tretë të sutdimit me një efikasitet mbi 90% tek njeriu. Jemi përballë një kthese kaq të pritshme për t’i dhënë fund pandemisë globale. Ky është hapi i parë dhe thelbësor i punës për të furnizuar me një vaksinë të sigurtë e efikase.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?