Vaksina antiCovid për personat alergjikë, Brataj sqaron kur është e sigurt dhe kur duhet bërë kujdes

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka sqaruar se vaksinat kundër COVID janë të sigurta për personat me alergji të rënda të shkaktuara nga ushqimet, medikamentet, latex dhe helmit të bletës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, bën me dije se kujdes duhet të bëjnë personat me histori të njohura nga reaksione të rënda alergjike ndaj ndonjë prej përbërësve të vaksinës, pasi nuk duhet ta bëjnë vaksinën kundër Covid-19.

Brataj thotë se është e rëndësishme për personat që shkojnë te mjeku të referojnë llojin e allergjisë dhe shkaktarin nëse e njohin atë.

Ai radhit edhe përbërësit e ndryshëm të vaksinave:

• Vetë antigjeni imunizues që përfaqëson përbërësin aktiv që mund të formohet nga një molekulë e vetme ose nga një kompleks substancash;

• Tretësirë fiziologjike ose ujë i distiluar steril.

• Konservantë: një nga konservuesit më të përdorur gjerësisht në përgatitjen e vaksinave është timerosali (ose tiomersal ose mercuriotiolatuar);

• Stabilizues, xhelatinë dhe albuminë, të përdorura në disa vaksina për të stabilizuar antigjenin;

• Antibiotikë (neomicina, streptomicina, kanamicina): përdoren në doza shumë të ulta për të parandaluar rritjen e baktereve;

•Adiuvatët (ndihmës): këto janë substanca që i shtohen vaksinës, rrisin imunogjenitetin, përmes aktivizimit dhe / ose zgjatjes së efektit stimulues dhe kështu lejojnë të zvogëlojnë sasinë e antigjenit dhe numrin e dozave. Adjuvantët zakonisht përbëhen nga grimca mikroskopike (alumini, kripëra alumini) me të cilat shoqërohet substanca imunogjene. Përdorimi i tyre është thelbësor kur përbërësit e vaksinës përbëhen nga anatoksina ose antigjene të thjeshta proteinike (peptide), të marra me teknikën e ADN-së rekombinante.

SHKARKO APP