Vaksina AstraZeneca në Shqipëri, Bino: Deri më tani s’ka pasur efekte anësore

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino inspektuan sot procesin e vaksinimit të mësuesve në qarkun e Durrësit.

Bino foli në lidhje dhe me vaksinën e AstraZeneca, e cila aktualisht është pezulluar në disa vende për motive sigurie në lidhje me disa efekte anësore tek disa persona të infektuar. Sipas saj, asnjë nga personat e infektuar me vaksinën e AstraZeneca në vendin tonë, deri më tani nuk ka shfaqur ndonjë efekt anësor.

”Edhe Agjencia Rregullatore e Mbretërisë së Bashkuar, që është një agjenci tepër strikte dhe që ka administruar me miliona doza apo agjencitë rregullatore të Kanadasë dhe Australisë që po e lejojnë vijimin e vaksinimit, janë agjenci të cilat japin një lloj sigurie më shumë. Por edhe gjatë procesit në vend, që nga e shtuna dhe deri tani, procesi ka ecur mirë, nuk ka pasur efekte anësore. Natyrisht që ka një lloj hezitimi nga gjithë publikimet që bëhen në media”, theksoi Bino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?