Vaksina kundër Covid-19, Koja tregon stadin ku ndodhet Shqipëria
Eksperti i Shëndetit Publik, Gjergj Koja, thotë se pavarësisht rritjes së infektimeve, situata e pandemisë së Covid-19 deri tani është e kontrollueshme. Ai tha se kufizimi i transemtueshmërisë së virusit në popullatë mund të ulet nëse respektohen siç duhen rregullat anti-covid.
”Padyshim edhe masat kërkojnë që të kenë impaktin e tyre, në kushtet e sotme, me rasate e reja dhe numrin e e shtrimeve, padyshim situata thotë se duhet të lihen masat në fuqi për të parë rezultatin. Masat kanë ndikuar dhe do të ndikojnë për mirë në reduktimin e virusit në komunitet. Transemtueshmërinë e viruset e kanë përgjegjësinë qytetarët. Duhet të shmangin tubimet, dhe transmetueshmëria është në dorë të njerëzve. Këtu kemi një pandemi, e cila nuk mund të përballohet vetëm me spitale”, tha ai.
Lidhur me vaksinimin e popullatës kundër Covid-19, specialisti nënvizoi se Shqipëria i ka marrë disa masa, dhe për këtë janë paguar 4 milionë dollarë. Sipas tij, vendi ynë nuk do të mbete pas vendeve të BE-së sa i takon çështjes së vaksinimit.
”Shqipëria është pjesë e mekanizmit Covax padyshim. Ka dhënë një kapar qeveria shqiptare prej 4 mln dollarë për 1.2 mln doza, ku do vaksinohen 20% e popullatës. Shqipëria nuk do mbetet mbrapa vendeve të Evropës, por është e rëndësishme që këto vaksina së pari të certifikohen dhe të hidhen në treg”,-tha në ”Euronews Albania”.