Vaksina kundër gripit, Manastirliu: Javën që vjen mbërrijnë 200 mijë doza

Duke filluar nga dita e sotme do të shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal, pjesë e 220 mijë vaksinave, sasia tjetër e të cilave pritet të mbërrijë në fund të këtij muaji.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte mëngjesin e sotëm në Qendrën Shëndetësore nr.10 të kryeqytetit, ku ka inspektuar nga afër nisjen e procesit të vaksinimit për gripin.

Ministrja ftoi qytetarët e rriskuar të vaksinohen, jo vetëm për gripin, por edhe për Covid.

“Sot paskemi shumë fluks për vaksinën e gripit në qendrën shëndetësore. Tashmë ka filluar shpërndarja në të gjitha qendrat shëndetësore të vaksinave të gripit. Kanë mbërritje 35 mijë vaksina në raundin e parë të ardhjes së vaksinave të gripit, që janë porositur prej muajsh. Sikurse çdo vit, vaksinat e gripit janë të përfshira në kalendarin tonë për grupet e riskut. Ne kemi filluar këtu në qendrën shëndetësore por edhe në disa qendra të tjera shëndetësore me vaksinën e . Presim javën tjetër që të mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina kundër vaksinimit që do të shpërndahen në mënyrë të menjëhershme. Të gjitha vaksinat që janë sot në Shqipëri janë të certifikuara nga EMA, FDA apo OBSH. Ftojmë të gjithë qytetarët të vijojnë këtë proces të vaksinimit që duhet të ecë me ritme të shpejta. Vaksina antiCovid dhe ajo kundra gripit mund të bëhen një heresh”, u shpreh Manastirliu.

SHKARKO APP