Vaksina / Kush e ka nisur dhe pritet ta marrë. Nga Europa, deri në Izrael dhe SHBA

Evropa ka nisur tashmë vaksinimin kundër Covid-19, duke shpresuar të jetë në gjendje të shikojë në vitin 2021 me shpresë më të madhe.

Por në disa vende, megjithatë, vaksinimet tashmë kanë filluar dhe po përparojnë shpejt. Gati 4 milionë njerëz në të gjithë botën kanë marrë tashmë dozën e parë. Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar janë ato që funksionojnë më shpejt. Më poshtë po renditim numrat dhe planet në vendet e tjera.

SHBA dhe Kina – Amerikanët tashmë të vaksinuar janë 1.23 milionë në krahasim me pak më shumë se një milion kinezë. Një rekord, ai i SHBA-ve, i cili kompenson parakalimin e paralajmëruar: deri në vitin 2028 Kina duhet të bëhet ekonomia e parë në botë.

“Renditja” e vendeve më të shpejta – Pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është Mbretëria e Bashkuar (625 mijë të vaksinuar). E ndjekur nga Rusia (440 mijë) dhe Izraeli, me 140 mijë të vaksinuar pavarësisht nga një popullsi prej 9 milionë banorësh. Në vendin e gjashtë, gjejmë Bahreinin (40 mijë), i cili përdor një nga vaksinat e prodhuara në Kinë, si vendet e tjera të Gjirit. Në vendin e shtatë Kanadaja, me 37 mijë të vaksinuar.

Situata në Evropë – Dy javë pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillojnë vaksinimet në Evropë. Të gjitha në të njëjtën ditë, duke simbolizuar unitetin në luftën kundër virusit. Megjithatë, dikush ka parapëlqyer të parakalojë të tjerët, duke filluar me Hungarinë e Viktor Orbanit, i cili filloi të administrojë 9,750 dozat e tij të “Pfizer-BioNTech” në ditën e Shën Stefanit.

Si dhe Sllovakia, ku i pari që mori vaksinën ishte një anëtar i komisionit qeveritar kundër pandemisë, Vladimir Krcmery. Edhe Landi i Saksonisë-Anhalt, gjithashtu dogji kohën, duke vaksinuar një grua 101-vjeçare, Edith Kwoizalla, banuese e një qendre të të moshuarve në Halbertstadt.

Midis vaksinës Pfizer (11-13 milionë doza do të mbërrijnë në Gjermani deri në mars) dhe asaj “Moderna”, (e cila, megjithatë, është ende duke pritur për dritën jeshile të EMA-s), Berlini pret që të jetë në gjendje të vaksinojë të gjithë popullsinë deri në verë, në mënyrë që “vjeshta, dimri dhe madje edhe Krishtlindjet vitin e ardhshëm të mos ndikohen nga pandemia”.

Franca, e cila mori dozat e para, do të fillojë nga banorët e shtëpive të të moshuarve. Portugalia, e cila do të marrë presidencën e radhës së BE-së nga 1 janari, ka marrë gjithashtu grupin e saj të parë: është “një përpjekje e jashtëzakonshme e shkencës” dhe është “një koordinim shembullor i Bashkimit Evropian”, shkroi kryeministri Antonio Costa, duke folur për “dritën në fund të tunelit”.

Disa vende, pra, kanë qenë më të kujdesshëm se të tjerët: duke paguar paraprakisht kompanitë farmaceutike, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë rezervuar trefish dozat e nevojshme për popullsinë e tyre; Gjermania, Franca dhe Belgjika e ndjekin me 1.7 herë numrin e dozave krahasuar me banorët.

SHKARKO APP