Vaksina me detyrim, propozimi i Binos: Duhet për institucionet qeveritare, shëndetësore dhe arsimore

Gjatë këtij muaji çdo qytetar mund të bëjë vaksinën anti-covid. Silva Bino, shefe e departamentit të Sëmundjeve Infektive thotë se duhet të kemi një mbulesë vaksinale 90 % pasi virusi po përhapet më me shumë shpejtësi se sa ritmet e vaksinimit.

Duke shprehur mendimin e saj personal bazuar dhe në eksperiencat me sëmundjet infektive, Bino thekson se ka ardhur momenti të përdoren mekanizma detyrues.

“Fushata e gjata të lodhin dhe ka një relaksim të njerëzve që nuk shkojnë me vullnet”. Duhet Shqipëria të ndjekë të një njëjtin model si Italia apo vende të tjera që nuk lejon frekuentimin e bareve restoranteve apo transportit publik nga persona të pavaksinuar?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të ketë mekanizma detyrues, ndoshta jo t’i privojmë nga jeta sociale megjithëse restorantet janë burim i përhapjes, por institucionet arsimore, qeveritare, shëndetësore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?