Vaksina në vjeshtë? Shkencëtarët: Duhen miliarda doza, kemi frikë

Kur shifrat e Covid-19 kanë kaluar mbi 2.2 milion të prekur dhe 154 mijëtë prekur, të gjithë duam një gjë. Vaksina që do të mposhtë këtë pandemi. Një vaksinë mund të jetë gati që në vjeshtë, thotë një profesor i Universitetit të Oksfordit. Sipas Sir John Bell, faza eksperimentale mund të përfundojë nga mesi i muajit gusht por sfida më e madhe do të jetë prodhimi i miliarda dozave të vaksinës.

Pyetja më e rëndësishme që shtrohet është nëse ajo do të jetë e efektshme. ”Efikasiteti i saj do të mund të testohet vetëm pas vaksinimit të një numri të madh njerëzish, të cilët duhet të ekspozohen ndaj virusit për të parë rezultatet. Por nëse shohim një përgjigje të fortë imunitare deri në fund të majit, jemi në rrugën e duhur”.

Shkencëtarë të Universitetit të Oksfordit po prodhojnë që tani miliona doza të vaksinës së mundshme, për në muajin shtator, pasi siç thuhet, kanë besim se ajo do të jetë e suksesshme. 510 vullnetarëve britanikë mund t’u jepet doza e parë brenda javës së ardhshme.

SHKARKO APP