Vaksina nga Kina në Shqipëri/Bino: I ka filluar provat, jemi në garë me kohën
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se vaksina kineze, për të cilën Shqipëria firmosi sot një marrëveshje, tha se është mjaft e sigurtë. Për ”Abc News”, Bino tha se kjo vaksinë është përdorur nga Turqia, Tajlanda, Filipinet, Kili, Meksika, Kina Brazili, Azerbajxhani dhe vendet aziatike, ku ka treguar efikasitet.
“Kjo vaksinë i ka filluar provat e fazës së tretë që në korrik të 2020 në Kinë, ka filluar po ashtu në Brazil, Turqi, Kili të cilat kanë vlerësuar dhe efikasitetin ndaj sëmundjes me 50.6 % dhe shkonte 100 % te rastet më të rënda dhe 83% për rastet që kërkonin hospitalizim.
Qëllimi i vaksinave është ulja e vdekshmërisë dhe i shtrimeve në spitale. Kjo nuk ka lidhje me efikasitetin por një gjë e tillë lidhet dhe me parandalimin e përhapjes. Kjo është një vaksinë e përdorur nga Turqia, Tajlanda, Filipinet, Kili, Meksika, Kina Brazili, Azerbajxhani dhe vendet aziatike.
Për të qenë të sigurtë për përdorimin në popullatë ne kemi të dhëna nga Turqia dhe ajo që është e rëndësishme është se ne jemi në garë me kohën në lidhje me vaksinimin. Për këtë ne duhet të jemi të sigurtë për vaksinën, dhe duke kaluar fazën e parë dhe të dytë kjo është një vaksinë që ka të dhëna të mira për përdorim.
Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo efekt anësor që mund të japë. E rëndësishme është që vaksinat të ndihmojnë në imunizimin e popullatës sonë. AstraZeneca është një vaksinë vektoriale, Sputnik Vqë dallon se ka dy lloj vaksinash dhe po marrim një vaksinë me virus të imunizuar”.