“Vaksina për 3.5% të popullatës, efekt zero për pandeminë”, eksperti i PD: Rama ka pasur oferta për vaksina nga Italia dhe Greqia
Eksperti i PD-së për shëndetësinë Gazmend Koduzi bëri një llogaritje në emisionin “Real Story” në News24 për procesin e vaksinimit. Sipas tij, deri në përfundim të tij do jetë vaksinuar 3.5% e popullsisë që do të thotë zero efekt për kontrollin e epidemisë.
Koduzi tregoi më tej se cilat vaksina do të merrte nëse PD do të ishte sot në pushtet, teksa tha se kryeministri Edi Rama ka pasur oferta nga Italia dhe Greqia, por se nuk iu ka prezantuar planin.
“Ne kemi një ligj për barnat. Vaksina është një produkt farmaceutik. Ne e kemi pasur që një bar të përdoret në Shqipëri duhet të miratohet nga EMA. Duhet që vendi të fusë vaksina që është e sigurt dhe efektive. Parimi i parë që të futej në Shqipëri vaksina, do ishte të ishte e certifikuar nga EMA dhe të qarkullonte në Europë. Soreca tha duhet të na tregojë çfarë plani ka që ta ndihmojmë ne.
Ka pasur dy oferta nga Italia dhe Greqia, kryeministri nuk ka prezantuar planin. Madje nga Italia ka pasur dhe ofertë për menaxhimin e situatës. Por nuk i ka pëlqyer Ramës ndoshta sepse i nxirrnin dhe problemet. Plani i tij ka qenë politik”, deklaroi Koduzi.