Vaksina Pfizer 90 % efektive ndaj Omicron

Vaksinat e zbuluara deri më tani janë efektive në trajtimin e variantit Omicron të COVID-19.

Studiuesit izraelitë, kanë dalë në përfundimin se vaksina Pfizer, rezulton 90% efektive ndaj këtij variant të virusit, një diferencë jo e madhe krahasuar me Deltën, ndaj së cilës ka një efektivitetit 93%.

Po ashtu ministri i Shëndetësisë në Izrael, Nijan Horoviç ka thënë se nuk duhet të ketë vend për panik, duke shtuar se vendi do përballet më së miri me këtë variant.

“Në ditët në vijim do të kemi informacion më të saktë për efektivitetin e vaksinës kundër Omicron, por tashmë ka vend për optimizëm, pasi kemi indikacione fillestare që ata që janë vaksinuar me një vaksinë që është ende në fuqi ose me Doza përforcuese do të jetë gjithashtu të mbrojtur nga ky variant”, tha Horoviç.

SHKARKO APP