Vaksina tek gratë shtatzëna, bebat janë imunë ndaj Covid-19

Vaksinën anti-covid, në vendin tonë e kanë marrë edhe gratë shtatzënë dhe në asnjë rast nuk ka pasur efekte anësore. Specialistja e ISHP, Iria Preza, thotë se fëmijët e lindur janë imunë nga Covid-19. Shpjegon se nënat kanë mësuar për shtatzëninë pasi kanë marrë vaksinën.

Dy ditë më parë në vendin tonë mbërritën 25.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V. Por ndryshe nga vaksinat e tjera, ato do të aplikohen vetëm në vende të posaçme, të cilat garantojnë ruajtjen e temperaturës -18 gradë.

Aktualisht në vendin tonë janë kryer mbi 450 mijë vaksina. Në sheshin Skënderbej, po aplikohet doza e dytë e vaksinës kineze, për grupmoshat mbi 60-vjeç.

SHKARKO APP