Vaksinat kineze/ Korçë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë, vijon vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç

Në të gjithë qarkun e Elbasanit ka nisur sot vaksinimi masiv i moshës së tretë. Personat mbi 70-vjeç tashmë do të vaksinohen. Janë 11 mijë vaksina në dispozicion të moshës së tretë në qarkun e Elbasanit. Vetë të moshuarit shprehen të lehtësuar që ky proces, më në fund, nisi.

Vaksinimi do të përfshijë të gjithë moshën e tretë, ndërsa për zonat e largëta malore do të mendohet edhe sigurimi I transportit. Nuk i hiqet e drejta e vaksinimit atyre personave që sot kanë frikë apo shkaqe të tjera për të mos e bërë vaksinën. Një mundësi e dytë do tu jepet atyre më vonë.

Ka ngjallur interes mes të moshuarve në Durrës procesi i vaksinimit me coronavac. Aktualisht po vaksinohen pranë qendrave shëndetësore të Durrësit të moshuarit mbi 80 vjeç, ndërsa moshat mbi 70-vjeç apo të sëmurët kronikë duhet të presin një moment të dytë. Në dispozicion të këtij procesi janë vënë 15000 doza të vaksinës kineze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?