Vaksinat kineze, OBSH jep vendimin final
OBSH-ja ka dalë me një deklaratë në lidhje me vaksinën kineze të prodhuara nga kompania Sinovac. Ekspertët pohojnë se vaksina anti-covid e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së Covid-19 tek të rriturit nën 60-vjeç.
Përfundimi është arritur nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së mbi Imunizimin, pasi vlerësoi vaksinën Sinovac që kaloi 3 fazat e provave klinike në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.
”Ne jemi shumë të sigurt se dy doza të CoronaVac janë efikase në parandalimin e Covid-19 tek të rriturit”, tha SAGE në një raport vlerësimi të postuar në faqen e internetit të OBSH-së.